I papërmbajtshëm Endri Çekiçi, i realizon dhe Bolonjës

Endri Çekiçi u la jashtë kombëtares për dy ndeshjet e fundit. Por megjithëse nuk është grumbulluar futbollisti pogradecar , vijon të tregojë që është në formë të mirë.

Ditën e sotme Çekiçi ishte protagonist për skuadrën e tij Olimpja Lubjana në barazimin ndaj italianëve të Bolonjës.

22 vjeçari  i rikthyer nga dëmtimi është aktivizuar në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 1-1. Italianët kanë realizuar edhe golin e dytë, ndërkohë që ka qenë pikërisht mesfushori shqiptar ai që ka shënuar golin e barazimit.

Çekiçi ka realizuar një gol mjaft të bukur, duke stopuar fillimisht topin me gju e më pas duke gjetur cepin e portës.