Kim Kardashian darkon me presidentin e Armenisë, shihni kostumin e diplomates së re

Kim Kardashian së bashku me motrën e saj Kourtney ndodhen së fundmi në një vizitë në Armeni, nga është prejardhja e familjes së tyre.

Gjithashtu ajo së bashku me fëmijët e saj Chikago, Psalm dhe Saint janë pagëzuar në nga kishat më të vjetra në Armeni.

Vizita e tyre nuk ka përfunduar me kaq Kim së bashku me Kourtney kanë takuar Presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian.

E në fotot e publikaur shohim që Kim i është përmbajtur protokollit të veshjes.

Ajo shfaqet me një kostum të zi të gjërë dhe aspak provokues.

Nga kjo darkë janë publikuar edhe foto ku dy motrat shfaqen duke biseduar me presidentin armenian.