Rama dhe Lleshi nuk ndalen, arrestohen edhe 3 protestues të tjerë te ‘Unaza e Re’

Policia e urdhëruar nga Rama dhe Lleshi kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes presionin ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë prej afro një viti kundër shembjes së banesave të tyre nga mafia e instaluar në pushtet.

Mëngjesin e sotëm, 3 protestues të tjerë janë arrestuar duke e çuar në 6 numrin e protestuesve të ndaluar.

Dhuna policore është përshkallëzuar dy ditët e fundit, ku justifikim po përdoret bllokimi i rrugës nga protestuesit.

Ndërkohë që pas këtij akti fshihet dëkurajimi i protestuesve të cilët për hir të së vërtetës me qëndresën e tyre e kanë nervozuar së tepërmi kryeministrin dhe veglat e tij qorre në pushtet.

Komunikata e Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:
 E. F., 27 vjeç;  R. D., 54 vjeç dhe  T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.