Manaj tregon si humbi rastin për të kaluar Shqipërinë në avantazh

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, për “Supersport” pas ndeshjes, tregoi rastin e humbur me Turqinë, ndërkohë që nuk ia vuri fajin askujt për golin e pësuar.

Çfarë menduat kur nuk e çuat në portë atë gol?

Besoj se atë topin e kisha të lehtë, sa aty ma kapi këmba topin, dhe ai u ngrit. Nuk e kapa dot më. Bëmë një paraqitje të mirë. Ashtu e kishim menduar. Jemi të mërzitur, por futbolli i ka dhe këto. Kur nuk shënon, edhe pëson të humbësh ndeshjen. Ekipi ka 25 lojtarë, 11 që luajnë dhe 3 që futen. Asnjë nuk ka faj. Edhe te goli i pësuar, e kemi të gjithë fajin si ekip. Jam i kënaqur se bëmë një ndeshje të mirë. Gjërat pozitive t’i tregojmë të hënën.

E kishit menduar një lojë të mirë?

E kishim përgatitur, dhe ishim të motivuar për të bërë një ndeshje të nivelit të lartë. Fitorja do na ngrinte dhe moralin, tani nuk kemi çfarë të bëjmë. Ndeshja mbaroi dhe humbëm.