Gjasula nuk e humbet besimin: Duhet të ngremë kokën pasi kemi...

Ishte një nga më të mirët në fushë. Klaus Gjasula, bëri një paraqitje dinjitoze ndaj Turqisë mbrëmjen e sotme. Pas ndeshjes Gjasula u prononcua për mediat  ku u shpreh se kishim shumë mundësi por ekipi turk kishte fat.

“Gjynah shumë si humbëm por nuk kishim fat. Mundësin e kishim por Turqia kishte fat dhe është në krye. Kështu është futbolli. Ka shumë ndeshje që ne gjuajmë por edhe kundërshtari. Duhet të ngremë kokën pasi kemi ndeshje me Moldavinë dhe të vazhdojmë në këtë rrugë e të mos ecim nga kjo rrugë.

I bëmë detyrën për të fituar ndeshjen dhe ishim mirë në mbrojtje duke mos lënë hapësira. Edhe ne kishim rastet tona. Në futboll ka vend për të bërë gjërat më mirë dhe sot nuk kishim as fat”, tha Gjasula.