FOTO/ Policia nis arrestimet te Unaza e re, u bën presion dhe mediave

Me urdhër të Lleshit policia është sulur sërish sonte në zonën e unazës së re duke bërë arrestime.

Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se dhjetëra forca policie janë duke arrestuar qytetarët protestues.

Por nuk kanë ngelur me kaq.

Policia u ka bërë presion edhe medieve të pranishme në atë zonë, që më herët kishin ndjekur protestën e qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës.