FOTO/ Hysaj gjen mënyrën për të mbështetur Kombëtaren në Turqi

Dëmtimi “horror” që mori në ndeshjen Napoli-Torino, bëri që Elseid Hysaj të mbetej jashtë Kombëtares për dy ndeshjet e radhës.

Ndonëse nuk është pjesë e skuadrës, mbrojtësi shkodran ndodhet në Turqi bashkë me familjen e tij për të përkrahur kuqezinjtë edhe në rolin e tifozit.