Avioni privat, Berisha i drejton publikisht Ramës, pyetjen e një qytetari

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar publikisht, kryeministrit Edi Rama, pyetjen e ngritur nga një qytetar për shpenzimet e luksit, në raste takimesh zyrtare jashtë vendit. “Baron droge e cilëson qytetari dixhital Edvin Mafinë! Ai ka një pyetje interesante për Edvin Drogën! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij,” shkruan Berisha.

“Ky sillet fiks si baron droge dhe jo si Kryeministër, me avion privat. - vëren qytetari. -  Besoj se ka shkelur Ligjin nr 9367, datë 7.4.2005, neni 23/1 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.” Meqënëse justifikohet se avionin ia sjellin dhuratë, po në kosto, është dhuratë që e kalon limitin e ligjit?!”