Perez dëshiron Eriksen te Reali, kurse trajneri Zidane preferon Pogba-në

Presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez po kërkon që gjatë merkatos së verës të transferojë mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen.

Por në kundërshtim me Perez, trajneri francez Zidane ka një tjetër lojtar që preferon për ta sjellë në "Santiago Bernabeu", shkruan ESPN.

Bëhet fjalë për Paul Pogba i cili po përflitet se gjatë merkatos së janarit mund të përfundojë në në kryeqytetin spanjoll.

Pogba ishte bërë objektiv i Realit edhe gjatë merkatos të verës, por në fund nuk pati diçka konkrete.