‘Po nuk u bë gjë më Shengenin e Ballkanit, do bëhemi pjesë e …’/ Memet vënë në lojë Ramën

Këto ditë kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e organizimit në Novi Sad, në Serbi, që mendohet të lidhë tre shtetet Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut, në një mini-Shengen, pa viza midis shteteve dhe detyrime doganore.

Kjo përpjekje e qeverisë ka qenë shumë e debatuar në opinionin publik dhe nga opozita, pasi injoron dhe anashkalon Kosovën.

Në rrjet ka pasur edhe meme për këtë vizitë të Ramës në Serbi, duke e ironizuar se kryeministri e ka gjithmonë një Plan B, për të dalë nga halli: Po nuk u bë gjë me këtë Shengenin e Ballkanit … do bëhemi pjesë e Emirateve të Bashkuara Arabe’.