Interi gati t’i thotë ‘PO’ shitjes së Martinez-it, nëse Reali ofron ‘yllin’ e skuadrës

Ende shumë larg merkatos por kanë nisur bisedimet e para në aksin Milano-Madrid.

Interi është interesuar për të nënshkruar me “yllin” e talentuar të Real Madridit, Marco Asension, ndërsa në krahun tjetër klubi madrilen ka shprehur pëlqimin për Lautaro Martinez i cili po shkëlqen me fanellën zikaltër.

Dëmtimi i rëndë i pësuar në fazën përgatitore bëri pjesën e mbetur, por verën e ardhshme, Asensio mund të rikthehet në listën e shitjeve të “Galaktikëve”, pasi po parashikohet një revolucion në merkato dhe shumë klube do jenë gati të përfitojnë.

Normalisht të flitet për negociata, do ishte e parakohshme. Përpara qëndron një sezon i tërë për t’u përjetuar dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë gjatë muajve të ardhshëm. Nga të dyja krahët. Interi ndërkohë pret dhe vëzhgon situatën, me miratimin e lojtarit të siguruar, nëse ky i fundit largohet nga Reali.

Klauzola aktuale në kontratën e Lautaros është e caktuar në 111 milionë euro dhe të dyja klubet, sipas mediave spanjolle, kanë arritur të ofrojnë 100 milionë.