Burri djall i këput gjuhën gruas se i kërkon të shkojë në punë

Një burrë djall i ka prerë gjuhën gruas së tij pasi ajo i tha që të shkonte dhe të gjente një punë gjatë një grindjeje që patën mes tyre.

Viktima, 36 vjeç, zbuloi se burri i saj vazhdonte jetonte ende me gruan dhe djalin e tij të dytë prej më shumë se një vit pasi u martuan bashkë.

Ajo më pas u përball me të të mërkurën në mbrëmje dhe ekzaktësisht për të folur për faktin se ai vazhdonte jetonte me ish gruan e tij.

Por burri u zemërua dhe reagoi shumë keq ndaj saj madje edhe duke e dëmtuar.

Gruaja, një infermiere në një spital privat, i tha policisë se burri i saj e sulmoi pasi ajo refuzoi t'i jepte para.

Ajo shpjegoi: "Ndërsa unë i kërkoja atij të gjente një vend pune ose të fillonte një biznes, ai do të zemërohej keq me mua dhe do më dhunonte. Ndërsa dua ta shpëtoj martesën time, vazhdoja ta toleroja abuzimin e tij". F.H/SYRI.NET