Albi Nako dhe Alba Hoxha sqarojnë më në fund gjithçka mbi raportin e tyre

 Koreografi Albi Nako dhe balerina e prezantuesja e motit, Alba Hoxha ka kohë që  janë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Ata janë përfolur pë rnjë raport më tepër miqësor midis tyre.

Të ftuar tek emisioni i mbasdites  ‘Rudina’ së fundmi, dyshja kanë zbuluar më shumë rreth projekteve të tyre të afërta profesionale.

Albi tregoi se shumë shpejt do të hapë shkollën ‘Albi Nako Dance Academy’, aty ku Alba do të jetë pedagoge në  disa zhanre të ndryshme të baletit.

Përveç kësaj dyshja nuk i shpëtoi dot pyetjes nëse janë në një lidhje bashkë dhe pse para pak kohësh u fshinë nga rrjetet sociale.

“Ne gëzojmë një respekt për njëri-tjetrin, nuk jemi asgjë më shumë se sa miq. Na lidh profesioni, vazhdojmë jetën secili në anën e tij. Nuk e kuptoj pse u bë gjithë ky bum pa pasur asgjë”, u shpreh Alba gjatë intervistës.

Ndërsa Albi nuk ngurroi të zbulojë se si u “pajtuan” pasi u fshinë në rrjetet sociale. “Nuk e quaj përulje të hedh unë hapin i pari”, pohoi Nako duke treguar se ishte ai i cili vendosi ta ndiqte sërish në ‘instagram’ pas një zënke të vogël që lidhej me punën e tyre.

Në këtë mënyrë dyshja i ka dhënë fund spekulimeve lidhur me raportin e tyre, duke insistuar se ajo çfarë i lidh është vetëm profesioni