Nisin shirat, rriten temperaturat

11 Tetor 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare dhe mundësia e rreshjeve të shiut të izoluara në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore  13/24°C 

Zonat e ulëta 16/29°C

Zonat bregdetare 18/28°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari