FOTO/ Ekipi i parë që kualifikohet në Kampionatin Europian 2020
U luajtën mbrëmjen e sotme 8 sfidat e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020, ku nuk munguan rezultatet surprizë.
Belgjika shpartalloi me rezultatin 9-0 modestët e San Marinos.
Skuadra belge siguroi edhe matematikisht një vend në Kampionatin Europian 2020, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje eliminatore.
Të besuarit e Roberto Martinezit dominuan totalisht sfidën, me një kontroll të topit në masën 77%, ndërsa shënuan plot 6 herë në pjesën e parë dhe 3 herë në 45-minutëshin e dytë.
Me pikë të plota pas 7 ndeshjesh (21), Belgjika bëhet Kombëtarja e parë që kualifikohet në Europian.