Ranieri i zë vendin De Biasit në stolin e Sampdorias...?

Në Itali e bëjnë fakt të kryer. Claudio Ranieri do të jetë trajneri i ri i Sampdorias, duke parakaluar kështu ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, i cili ditën e djeshme ishte shumë pranë akordit me dorianët.

Sipas “Sky Sport”, presidenti Masimo Ferrero ka arritur të zgjidhë rebusin, teksa Ranieri është i besuari i tij.

Palët patën një takim pasditen e sotme, ku tekniku italian i kërkoi garanci për të ardhmen presidentit dhe me sa duket akordi është arritur.