FOTO/ Rudina Dembacaj ‘kapet mat’ me burrin

Rudina Dembacaj kohët e fundit është  përfolur për një ndarje  nga  bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, ku thuhet se shkak është bërë tradhtia e moderatores.

Megjithatë vetë Rudina ka preferuar të mos flasë për këtë çështje, ndërsa kanë qarkulluar shumë foto të çiftit gjatë ditëve të fundit.

E ftuar edhe në emisionin “Soiree” në Top Channel, Dembacaj bëri një deklaratë të çuditshme në lidhje me burrin e saj,. 

Ndërsa mesditën e sotme në një foto, që ka qarkulluar në rrjetet sociale, Rudina është fotografuar krah bashkëshortit të saj Aleksit, në një kafe në kryeqytet.