Lojtari i Anglisë largohet nga grumbullimi, mungon kundër Çekisë

Kanë nisur problemet për Anglinë.

James Maddison për shkak të problemeve me shëndetin është tërhequr nga grumbullimi para ndeshjes kundër Republikës së Çekisë e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Maddison ka kaluar një periudhë fantastike së fundmi, duke regjistruar paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën e Leicester.

Mbetet të shihet cilat do të jenë zgjedhjet e Gareth Southgate për dy ndeshjet e ardhshme të tetorit.