Hysaj në janar largohet nga Napoli, shkodranin e kërkon klubi nga Serie A

Elseid Hysaj e ka humbur vendin e titullarit tek Napoli i Carlo Ancelottit.

Mbrojtësi shqiptar nuk është më zgjedhja e parë e teknikut italian dhe gjatë merkatos së janarit pritet të largohet drejt një tjetër skuadre në Serie A.

Bëhet fjalë për klubin e Romës e cila duhet të derdhë në arkat e Napolit 20 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin shkodran.

Kohët e fundit skuadra romake pretendon ta ulë këtë shifër në 10 milionë euro, ndërkohë që kontrata e Hysajt me Napolin përfundon në verën e vitit 2021.