Parashikimi i motit për sot, 10 tetor 2019

10 Tetor 2019. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare përgjatë Ultësirës perëndimore dhe mundësia e rreshjeve të shiut të izoluara. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5- 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë kostante.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore  12/22°C 

Zonat e ulëta 14/29°C

Zonat bregdetare  17/27°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari