", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Alkool, prostituta dhe drogë, shihni jetën e çrregullt që bën Jeremy Menez

Jeremy Menez disa kohë më parë, ishte një prej futbollistëve elitarë në Evropë, pjesë e përfaqësueses së Francës dhe klubeve si Roma, PSG e Milan. Por karriera e tij mori të tatëpjetën pas eksperiencës kuqezi, derisa përfundoi te Amerika në Meksikë.

Aty Menez luajti vetëm një sezon, atë 2018-2019, duke shënuar 5 gola në 18 ndeshje, e duke lënë këtë vend për t’u kthyer në Francë pak javë më parë. Me sa duket, arsyeja e formës së dobët të tij ka qenë jeta e çrregullt që ai bënte, pasi në Meksikë janë përhapur video të futbollistit i cili organizonte festa në shtëpi.

Pamjet me prostituta që i kërcenin në prehët, alkool dhe droga të shpërndarë në tavolina, bënë xhiron e mediave meksikane dhe treguan këtë aspekt të jetës së lojtarit i cili njëherë e një kohë cilësohej ndër talentet më të mëdhenj të futbollit francez.