Bayern Munich i rikthehet 'fiksimit' të verës

Duket se pas bisedimeve të dështuara verën e kaluar vetëm në momentet e fundit për shkak të një dëmtimi të rëndë që Leroy Sane pësoi në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpoolit, ata do të rihapen prapë. Bayern Munich po insiston që në janar ta afrojë Sanen në klubin e saj.

Në orët e fundit duke iu referuar lajmeve që raporton Bild një drejtues i skuadrës bavareze që është ngarkuar për të mbyllur këtë operacion merkatoje ka patur një takim me menaxherin e lojtarit, si për të treguar se Bayerni nuk ka hequr aspak dorë nga ideja për të firmosur me Leroy Sane të Manchester City-t.