De Biasi i afrohet stolit të Sampdorias

Giani De Biasi mund të rikthehet në drejtimin e një skuadre pas një pauze të gjatë.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare është pranë akordit me klubin e Sampdorias në Serinë A.

Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e dorianëve kishin si alternativë kryesore Gattuson, por kjo mundësi ka sfumuar, pasi ish-trajneri i Milanit, pas një takimi me presidentin Ferrero, nuk u bind nga projekti i klubit duke refuzuar përfundimisht ofertën.

Media italiane bën me dije që De Biasi është alternativa e parë për momentin për të marrë drejtimin e Sampdorias.

Listës i janë shtuar së fundmi edhe teknikët Giusepe Jakini dhe Claudio Ranieri.

Pritet që në ditët e ardhshme të merret vendimi përfundimtar përsa i përket trajnerit që do të drejtojë Sampdorian.