VIDEO/ Turqia fillon sulmet ajrore në veri të Sirisë, Kurdët në tension

Aeroplanët luftarakë turk, kanë bombarduar pjesë të veri-lindje të Sirisë në fillimin e një sulmi i cili mund të çojë në konflikt me aleatët e udhëhequr nga kurdët e SHBA-së.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha që qëllimi i operacionit ishte të krijonte një "zonë të sigurt" të pastruar nga milicitë kurde, zonë e cila gjithashtu do të strehojë refugjatë sirianë, raporton BBC.

Sulmet shkaktuan viktima civile, thanë Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët.

Ofensiva nisi vetëm disa ditë pasi Presidenti Donald Trump tërhoqi me forcë trupat amerikane nga Siria veriore, një vendim i njoftuar pas një telefonate me zotin Erdogan, duke ngjallur kritika të gjera brenda dhe jashtë vendit.

Kurdët, aleatët kryesorë të SHBA-së në mposhtjen e grupit xhihadist të Shtetit Islamik (IS) në Siri, ruajnë mijëra luftëtarë të IS dhe të afërmit e tyre në burgje dhe kampe në zona nën kontrollin e tyre dhe është e paqartë nëse ata do të vazhdojnë të mbahen në mënyrë të sigurtë.

Cili është plani i Turqisë?

Në Twitter, Z. Erdogan tha se misioni "ishte të parandalonte krijimin e një korridori të terrorit përtej kufirit tonë jugor dhe të sillte paqen në zonë" dhe se Turqia "do të ruajë integritetin territorial të Sirisë dhe çlirimin e komuniteteve lokale nga terroristët".

Disa shpërthime të mëdha u raportuan në qytetin kufitar Ras al-Ain, ndërsa shpërthime u dëgjuan gjithashtu në Tal Abyad, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

SDF tha se dy civilë ishin vrarë në fshatin Misharrafa, në perëndim të Ras al-Ain dhe banorët në të gjithë zonën kufitare ishin "të frikësuar si dhe kishte një valë zhvendosjeje".

Turqia dëshiron të krijojë një "zonë të sigurt" të pastruar nga milicitë kurde, të konsideruara nga Ankaraja si terroriste, e cila gjithashtu do të strehojë dy milion nga 3.6 milion refugjatë sirianë të Turqisë.

Një luftë e gjatë agonizuese

Gazetarja Orla Guerin e BBC-së në Akcakale në kufirin turko-sirian.

Automjetet e policisë u kanë thënë civilëve të linin zonën dhe kishte tinguj zjarri artilerie dhe raundesh mortajash. Ka patur zjarr hyrëse vetëm përtej kufirit, por nuk ka arritur në territorin turk.

Presidenti Erdogan thotë se ky është fillimi i Operacionit Pranvera e Paqes. Nuk ka dyshim se për civilët sirianë që janë përtej kufirit, kjo do të shihet si një raund tjetër i luftimeve në një luftë të gjatë agonizuese.

Forcat kurde kanë theksuar në ditët e fundit që fitimet e fituara me vështirësi në betejën e tyre të gjatë kundër IS, tani po rrezikohen. SDF ka humbur rreth 11,000 luftëtarë në luftën kundër IS. Ata patën sukses me ndihmën amerikane.

Por ata theksojnë, për shembull, se ata mund të duhet të tërheqin forcat e tyre nga burgjet ku ata po mbajnë luftëtarët e IS ose nga qytetet që janë çliruar nga IS.

Kurdët në thelb po i thonë perëndimit: lufta që luftuam në emrin tuaj tani është në rrezik për shkak të asaj që dëshiron të bëjë Turqia.