Në ‘BMW-n’ e ndezur, i riu gjendet i vdekur në Tiranë
Një i ri është gjetur i vdekur në një prej zonave në qendër të Tiranës.
Burime nga policia thanë se është gjetur i pajetë 38-vjeçari me inicialet R. B., në një makinë ‘BMW’ e cila ishte e ndezur
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.
Policia Tiranë/ Informacion Paraprak
Rreth orës 16:00 në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip ‘BMW’, shtetasi R. B.,38 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera.
Paraprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.