VIDEO/ Dorëheqjet në hipotekën e Vlorës, Lame: Do të ketë edhe të tjera

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka reaguar për situatën që është krijuar në hipotekën e Vlorës  ku 3 drejtorë kanë dhënë dorëheqjen brenda 1 muaji.

Duke folur për gazetarët, Lame është shprehur se dorëheqje të tilla do të ketë edhe në rrethe të tjera.

Sipas tij, në Sarandë, Shkodër, Durrës do të ketë dorëheqje, pasi nuk mbulojnë dot shkeljet e bëra.