Trashi: Ndaj Turqisë duhet të përqendrohemi, Superiorja ka lojtarë të mirë

Lorenc Trashi ka folur për përballjen e vështirë të Shqipërisë kundër Turqisë e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Në një deklaratë për mediat, Lojtari i Kombëtares dhe Partizanit, nuk kurseu elozhet për trajnerin Edi Reja.

Trashi nënvizoi se Superiorja ka lojtarë të mirë për tu grumbulluar me Kombëtaren, por është trajneri me stafin e tij që vëzhgojnë dhe zgjedhin.

“Është grumbullimi i tretë me kombëtaren. Të tregohem realist jam përshtatur më mirë me trajnerin aktual. Për Panuccin nuk mund të flas pasi nuk e njoh. Reja nuk është nevoja ta them unë kush është, një trajner me shumë eksperiencë, dhe deri tani çdo gjë është në rregull”.

Minuta? ‘Nuk jam i mendimit që krahu i majtë ka problem dhe lojtarët kanë formën e vet dhe ka çaluar. Unë shpresoj të jap maksimumin tim dhe çdo gjë i takon trajnerit”.

Forma? “E ndjej veten shumë mirë, jam thirrur nga trajneri dhe jam shumë mirë. Çdo lojtar në kampionatins shqiptar, kërkon të ketë një ekspereiencë në Europë. Kombëtarja më shërben për këtë pjesë. Shpresoj të kem disa minuta, për ta parë veten time dhe te provoje veten time ne një ekip euriopian”..

Lerda ?Nuk është se kam pasur probleme me trajnerin. Ai ka qenë ndër të parët që më ka mbështëtur. Ai më përqafoi dhe më ka përgëzuar shumë për ftesën në kombëtare. Kampionati shqiptar nuk e ka nivelin e kampionateve në Europë dhe trajneri e ka të vështirë duke parë ritmin. Nuk them se është e pamundur pasi nëse ke formë dhe e sheh trajneri, nuk besoj është problem”.

Turqia? “Është një ndeshje e fortë, duke parë Turqinë që po kalon një moment shumë të mirë. Duhet të jemi të përqendruar. Objektivi është fitorja që mund të na japë shpresë ”.

Sugjerime? “Unë nuk mund të flasë dot, sa t’i sugjeroj trajnerit lojtarë. Superiorja ka lojtarë të mirë, por është trajneri me stafin e tij që vëzhgojnë dhe zgjedhin lojtarët. Nuk besoj në pjesën që dikush në Superiore e ka merituar dhe nuk e ka marrë ftesën Mendoj se çdo gjë është në rregull tek kjo pje  së.  Në Turqi duhet të jemi kompakt dhe t’i sulmojmë në pikat e dobëta që kanë ata. Ato raste që jepen duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum.