ZYRTARE/ Milani prezanton trajnerin e ri, kontratë 2-vjeçare

AC Milan ka konfirmuar trajnerin e ri të skuadrës.

Stefano Pioli zyrtarisht ka marrë drejtimin e Milanit dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me "Djallin", shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

Pas shkarkimit, Giampaolo hyri dhe në historinë e Milanit si një ndër trajnerët më afatshkurtër, pasi zgjati vetëm 111 ditë në krye të kuqezinjve.