Rama sulmon parlamentin e Holandës: Na përdorin për propagandë të brendshme!

Edhe pse hapja e negociatave rrezikohet sërish dhe seriozisht, Kryeministri i Shqipërisë nuk shfaq asnjë lloj shenje reflektimi, por vazhdon që të gjejë faktorë kudo, përveçse qeverisjes së tij.

Aktualisht ai është duke folur në parlament dhe diskutimet e djeshme të deputetëve holandeze të cilët i mëshuan faktit të korrupsionit galopant dhe infliltrimit të krimit të organizuar në qeverinë e Shqipërisë, i ka quajtur “propagandë për politikë të brendshme”.

“Debati i djeshëm në parlamentin e Holandës ishte një mundësi për të kuptuar se sa e pavërtetë dhe e padrejtë është e tërë propaganda që synon te lidhë luftën e brendshme politike në Shqipëri me disa vende sië është dhe Hollanda. Në debatin e djeshëm në parlamentin Hollandez keni parë sesi e gjithë çështja e Shqipërisë është trajtuar si një çeshtje e politikës së brendëshme të atij vendi.Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi“, tha Rama.