Tifozët e Milanit e urrejnë ‘trajnerin e ri’, ja çfarë ka thënë Pioli gjatë vitit 2016

Pas shkarkimit të Giampaolos, zyrtarizimi i Sefano Piolit në krye të Milanit mbetet çështje orësh.

Pavarësisht ecurisë negative të skuadrës dhe fushatës për largimin e Giampaolos, tifozët e Milanit duken sërish të pakënaqur me zgjedhjen e drejtuesve, për t’i besuar skuadrën Piolit.

Të zemëruar nga kjo zgjedhje fansat kuqezinj kanë shpërthyer në rrjetet sociale, duke publikuar meme tallëse si dhe hashtagun #Pioliout!

Sikur të mos mjaftonte kjo, tifozët kanë sjellë në kujtesë një intervistë të trajnerit në vitin 2016, ku ai drejtonte Interin, teksa shprehej:

“Jam tifoz i Interit. Familja ime është e gjitha interiste. Pastaj, profesioni im më mori diku tjetër, por besimi im është këtu. Jam rritur me korin “me Bekalosin dhe Pasinaton do fitojmë kampionatin”, deklaronte Pioli në vitin 2016.