Messi i frikësuar: Mendova se Neymar do të transferohej tek Real Madridi

Lionel Messi është rikthyer edhe një herë të flasë për të ardhmen e Neymarit.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” e ka pranuar se ditët e fundit të merkatos i është frikësuar ndonjë marrëveshje të mundshme mes Neymarit dhe Real Madridit.

 “Unë sinqerisht kam menduar në një moment, që nëse Neymar nuk do të vinte tek Barcelona, ai do të largohej në Madrid. Mendova kështu pasi ai me të vërtetë dëshironte të largohej nga PSG-ja”, ka deklaruar Messi

“Neymar kishte thënë që dëshironte një ndryshim dhe në atë moment mendova se Florentino Perez do të bënte gjithçka për të nënshkruar me brazilianin”, përfundoi ai.