Shtohen problemet te Reali, edhe një tjetër lojtar kërkon largimin

Situata pakënaqësie kanë filluar të shfaqen te Real Madridi.

Pas Gareth Bale, edhe një tjetër futbollist po mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas “El Chiringuito”, është tani Isco që po mendon largimin që në merkaton e janarit.

Isco mbetet i pakënaqur me besimin e trajnerit Zinedine Zidane, ku shumë pak minuta janë duke iu afruar.

Kësisoj, shtohen problemet te madrilenët, pasi tashmë së bashku me Gareth Bale edhe Isco dëshiron largimin.