FOTO/ Ja kur mbërrin në Milano trajneri i ri

Milani shkarkoi zyrtarisht sot në mbrëmje Marco Giampaolon dhe tashmë akordi është arritur me Stefano Piolin si pasardhës në krye të “Djallit”.

Maldini dhe Boban kanë gjetur akordin dhe Pioli pritet që të fitojë 1.5 milionë euro nga kontrata me kuqezinjtë.

Ai është parë mbrëmjen e sotme në një hotel në Milano dhe u pyet nga “Sky”, nëse e konsideronte Milanin një mundësi të madhe për karrierën e tij.

“Do të flasim nesër”, u shpreh shkurtimisht Pioli.

Ai pritet që të prezantohet zyrtarisht mëngjesin e të mërkurës, dhe të firmosë edhe kontratën e re.