De Ligt: Po përshtatem te Juventusi, jam përmirësuar

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, është ende duke u përshtatur në klubin e tij të ri dhe është i vetëdijshëm se i duhet të përmirësohet.

Ylli holandez e përjetoi një fillim të vështirë të jetës në Itali, por ndeshja e Juventusit kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve shërbeu si thirrje për t’u “zgjuar nga gjumi” për të.

“Tani ndihem më i adaptuar këtu, por pas ndeshjes kundër Atleticos i thashë vetes: ‘Ky nuk jam unë’”, tha De Ligt për FOX Sports.

“Tani kam filluar të luaj më me vetëbesim dhe jam përmirësuar”, shtoi ai.