'Futbolli nuk është për balerina por për burra'

Drejtori sportiv i Romës, Giannluca Petrachi, u vu në qendër të kritikave, pas disa komenteve të cilësuara si seksiste.

Pas barazimit të Romës me Caglarin, Petrachi u shpreh se futbolli është për burra dhe jo për balerina.

“Futbolli është lojë për burra, jo sport për balerina, nuk është vallëzim klasik”, tha Petrachi pas ndeshjes.

Petrachi, megjithatë, u tregua i shpejtë për të kërkuar falje, pasi komentet e tij e vunë në qendër të kritikave të shumta.

“Kërkoj falje nëse është ofenduar dikush nga komentet e mia. Nuk ishte qëllimi im të them se futbolli është sport vetëm për burra dhe jo për femra”, tha ai.

“Jam i tërbuar sepse ata nuk na e quajtën një gol dhe doja të theksoja se futbolli gjithmonë ka qenë sport i kontaktit. Futbolli është i të gjithëve dhe ne në Romë jemi krenarë që e kemi ekipin tonë të femrave”, shtoi ai.