FOTO/ Ish-kampioni i Botës i jep lamtumirë futbollit

Mesfushori gjerman, i cili së fundi ishte pjesë e Chicago Fire, Bastian Schweinsteiger, ka njoftuar largimin e tij nga futbolli profesionist.

Schweinsteiger, 35 vjeç, kulmin e karrierës e pati me Bayern Munchen, ku fitoi 8 tituj kampion në Bundesligë dhe 7 Kupa Gjermanie, shkruan Syri.net.

Ish-mesfushori fitoi dhe Champions League me fanellën e Bayern Munchen në vitin 2013, që u pasua më pas me Superkupën e Europës.

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm i Schweinsteiger ishte fitimi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 2014.

Me Kombëtaren gjermane ai zhvilloi 121 ndeshje dhe shënoi 24 gola.

Schweinsteiger luajti edhe për dy sezone me Manchester United, ku fitoi FA Cup në Angli.

Pasi i dha lamtumirën futbollit me fanellën e Chicago Fire, pritet që ish-mesfushori të marrë rol në klubin bavarez.