Michel Bastos njofton tërheqjen nga futbolli

Michel Bastos var këpucët në gozhdë. Anësori brazilian ka komunikuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 36-vjeçare. Skuadra e fundit në karrierën e Bastos ishte America Mineiro ndërkohë që në karrierën e tij ai ka luajtur me shumë skuadra të njohura në Europë.

Fillimisht spikati te Lille ndërsa më pas la shenjë edhe në 4 sezonet që luajti me Lyon. Për dy periudha të shkurta Bastos mbajti veshur edhe fanellat e Schalke 04 dhe Romës ndërkohë që u rikthye në Brazil duke luajtur me Sao Paulon dhe më pas me Palmeiras.

Me kombëtaren braziliane ai numëron 10 ndeshje dhe 1 gol të realizuar teksa ka qenë i grumbulluar në Botërorin e 2010-ës. “Kam luajtur më shumë sesa mund ta imagjinoja” ka shkruar Bastos në Instagram.