FOTO/ Graniti dhe Leonita sapo na zbuluan emrin e vogëlushes së tyre

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita janë bërë prind për herën e parë ditën e djeshme.

Lajmin e bënë të ditur vetë çifti me anë të një postimi në rrjete sociale.

‘Mirë se erdhe princesha jonë e vogël, babi dhe nëna të duan shumë’ shkroi  Xhaka në postim.

Ndërsa ditën e sotme çifti ka zbuluar emrin e veçantë të vogëlushes së tyre.

‘Ayana Xhaka mami dhe babi do të duan përgjithmonë’ ka shkruar bashkëshortja e Xhakës, Leonita, duke treguar kështu dhe emrin e vogëlushes.

 E duke qënë kurioz se cili është kuptimi i veçantë i emrit të vogëlushes kërkuan në Google  dhe rezultoi se Ayana ishte një emër mysliman dhe në gjuhën etiopiane do të thotë lule e bukur.