Digjen dy makinat në Tiranë, i përkasin gjyqtares së Gjykatës së Tiranës
Dy makina janë djegur gjatë natës në Tiranë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Vasil Shantos’ në kryeqytet.
Dy makinat ‘Golf 6’ dhe një ‘Pasat’, mësohet se i përkasin avokatit Loren Liço, djali i gjyqtares se Gjykates Tirane, Arjana Liço.
Mjetet kane qene te parkuara ne oborrin e pallatit, ndersa kamerat kane fiksuar edhe autorin.
Sipas policisë makinat janë djegur në mënyrë të qëllimshme.