Dëmtimi i frikshëm/ Hysaj humb Kombëtaren, zbulohet sa do të mungojë shqiptari

Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, përjetoi një rënie të tmerrshme në ndeshjen kundër Torinos të mbyllur me rezultatin 0-0.

Mbrojtësi i Kombëtares, ra me kokë gjatë një përplasje me Ansaldin në minutën e 33-të të takimit, ndërkohë që Napoli ka bërë të ditur që Hysaj ai nuk do të jetë i gatshëm për dy sfidat e radhës të Shqipërisë me Turqinë dhe Moldavinë.

Shkodrani la fushën e lojës me barelë dhe u nis drejt spitalit. Analizat e para mjekësore kanë konstatuar se mbrojtësi ka probleme me dërrasën e kraharorit dhe nga goditja e madhe duhet të qëndrojë rreth 1 muaj jashtë.