Kosovë, ambasadori amerikan mesazh qytetarëve: Ç'ditë e shkëlqyeshme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, të cilët sot votuan për zgjedhjet parlamentare.

Përmes rrjetit social “Twitter”, Kosnett ka thënë se pjesëmarrja e konsiderueshme në zgjedhje  tregoi një përkushtimin e madh për të ardhmen e Kosovës.

“Çfarë ditë e shkëlqyeshme–i lumtur kur shikon kaq shumë prej jush duke gjetur kohë për të votuar –kjo dëshmon përkushtimin tuaj të fortë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Kosnett.