Lutfi Haziri shpalli fitoren e LDK, por ja çfarë thonë nga Vetëvendosje

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuifca, ka thënë se nga të dhënat që posedojnë janë parti e parë.

Ai uroi Lidhjen Demokratike të Kosovës për vendin e dytë, ndërsa shtoi se së bashku me këtë parti do të qeverisin.

Ndërkohë më herët, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media tha se partia e tij është fituese e këtyre zgjedhjeve.

Ai deklaroi se Lidhja Demokratike rikthehet si parti e prë pas 12 vitesh.“LDK-ja është fituese dhe rikthimi i madh i LDK-së ka ndodhur. Kjo është një fakt që LDK pas 12 vitesh rikthehet si parti e parë në Republikë”, deklaroi ai.