Peka nga Prishtina: Votë kundër klasës politike kosovare të këtyre 20 viteve, PDK në opozitë

Në një lidhje direkte nga Prishtina, drejtori i Syri.net dhe Syri TV, Çim Peka ka komentuar exit pollet e para në përfundim të zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas tij, kjo është një fitore e LDK-së dhe opozitës dhe humbje për PDK-në, që pas 20 vjetësh në pushtet, del në opozitë.

“Nga parti e dytë në zgjedhjet e shkuara, janë kokë më kokë me VV. Ka një rritje të lehtë të VV , pavarësisht ndarjes. Ka qenë një votë kundër mazhorancës në Kosovë dhe pro opozitës.

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, që kanë qenë forcërisht kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës, kanë rënie. Ka qenë një votë kundër klasës politike kosovare të këtyre 20 viteve”, u shpreh ndër të tjera Peka.

Sa i përket koalicioneve të mundshme paszgjedhore, Peka u shpreh se: “Është shumë herët për të folur. Të gjitha partitë kanë deklaruar se nuk ka koalicion me PDK-në. Pas 20 vitesh në pushtet, PDK do të jetë në opozitë”. /SYRI.net