Limaj në konferencë për media/ NISMA ka fituar 7 deputetë, pret të 8-tin

Lideri i Nismas, Fatmir Limaj, në një konferencë për media ka falënderuar votuesit për një proces demokratik.

Ai ka thënë se NISMA, ka fituar deri tash 7 deputet dhe po pret deputetin e 8-të, shkruan Syri.net Kosova.

Limaj edhe tani ka theksuar gjithashtu se do të jetë pjesë e Qeverisë së re.