106-vjeçarja voton dhe i jep një ‘shuplakë’ të fortë politikës: Hapni vende pune për të rinjtë

Xhezide Aliu, 106-vjeçare nga fshati Dardani i Komunës së Ferizajt, të dielën në mëngjes është paraqitur në qendrën e votimit me nr. 2512D/01R për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Pavarësisht moshës dhe problemeve shëndetësore, 106-vjeçarja ka lëshuar edhe disa mesazhe të forta.

Ajo ka thënë se edhe qytetarët e tjerë duhet ta marrin këtë shembull dhe të dalin për të votuar, sepse Kosovën e presin procese të rëndësishme gjatë këtij mandati, raporton Koha Ditore.

Ajo ndalet edhe tek rinia, ndërsa thotë se politika duhet të tregohet e kujdesshme dhe të krijojë mundësi punësimi brenda vendit

“Nga këto zgjedhje presim një jetë edhe më të mirë për qytetarët dhe për të rinjtë. Urojmë që të hapen vende të punës dhe mos të ikin të rinjtë nga Kosova”, ka thënë ajo.