Shefja e zyrës së BE-së: Dilni në zgjedhje! Ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për demokracinë

Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Sot është ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, kjo është dita ku demokracia do të tregojë të vërtetën që do të ndodhë në Kuvend. Qytetarët e Kosovës duhet të dalin dhe të votojnë është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme”, është shprehur Apostolova.

Gjatë ditës së sotme do të vizitojë disa qendra votimesh, ka bërë të ditur Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Apostolova shtoi se numri i votuesve është më i madh se në vitin 2017.

Sipas saj gjithçka është e qetë dhe po shkon sipas rregullave.