Binjakët votuan me të njëjtin dokument, arrestohet komisionerja e QV dhe njëri prej tyre

Në Klinë, në shkollën fillore “Dëshmorët” është arrestuar një komisionere dhe një votues.

Arrestimet janë bërë për shkak se dy vëllezër kanë votuar me të njëjtin dokument.

“Një komisionere dhe një votues, vëllai i dytë që ka votuar me të njëjtin dokument, janë arrestuar nga policia në Klinë”, njoftojnë mediat vendase.

Dyshohet se vëllezërit kanë qenë binjakë dhe janë identifikuar nga vëzhguesit vendorë.

Procesi zgjedhor do të vazhdoi pasi komisionerja të zëvendësohet.