Reja: Kosova po grumbullon futbollistë dhe na prish punë! Kontrata?! Sa për paratë ...

Trajneri Edi Reja publikojë pak çaste më parë listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet që Shqipëria do të zhvillojë, respektivisht kundër  Turqisë dhe Moldavisë.

Pas publikimit të lojtarëve të grumbulluar, Reja ka dalë në një konferencë për shtyp ku foli për mediat.

Trajneri italian përveçse 2 ndeshjeve u pyet dhe për rinovimin e grupit të lojtarëve si dhe të kontratës.

Rinovim skuadre? Dua të ecim në të njëjtin hap. Si pikët në këto dy ndeshje si edhe rinovimi i skuadrës. Mendojmë për te ardhmen pasi në Itali ka mijëra shqiptarë. Ka djem të lindur atje, Gjermani, Zvicër, Austri dhe deri diku lojtarët atje duan të luajnë atje, por ne do të provojmë.

Edhe Kosova po grumbullon lojtarët e saj dhe neve na prish punë normalisht. Ne do të provojmë me të gjithë lojtarët që duken premtues dhe që i përkasin kauzës shqiptare dhe duam të bëjmë çmos për të rinovuar skuadrën.

Është normale që plani shkon përtej nëntorit. Mendon ndeshje pas ndeshje dhe shohim çdo kundërshtar në ato 4 ndeshje. Është normale te shohim për të ardhmen. Unë mund të gaboj pasi kush punon gabon por do të mundohem të afroj lojtarë që shërbejnë.

Kontrata? Kush më njeh më mirë e di qe nga Napoli kam ikur unë si dhe nga Lacio e nga Kaljari. Nuk jam i lidhur me kontratat dhe paratë aq sa me projektet. Dua një projekt që më bën të punoj.