'Elisa, në vend të Punës me Tru, publikon Punën me Dru! Rrofsh, o Ramë!'

Vazhdon të bëhet objekte talljeje në media, publikimi i dëftesës së klasës së pestë nga ana e ministres së shtetit Elisa Spiropali, me pretekstin se po uronte mësuesit në Ditën Botërore të tyre. Por tek u zbulua se ku e kishte hallin Elisa, të shpaloste faktin se ishte ministre e lindur, qësenditë nuk kanë të ndalur.

Gazetari Ylli Dylgjeri i lëshoi sot thumbin e radhës:

"Me mëngjes, më shkatërroi gazit Dëftesa Elisa...Në vend të publikojë "Punën me Tru", publikon Punën me Dru!!! Rrofsh o Ramë, se na i ke zgjedh të gjithë vetëm për punë dore.... Haaaaaaaa"" shkruan Dylgjeri krahas dëftesës së ministres.