Luana e vë në siklet, Redon Makashi zbulon planet për martesë

Mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur Redon Makashi ishte një ndër të ftuarit në puntatën e dytë të emisionit ‘Shiko kush luan’ në moderimin e Luana Vjollcës.

Një të filluar emisioni, Redoni është pyetur nga Luana në lidhje me këtë temë.

‘Tani të të kem në skenë dhe mos të të bëj pyetjen legjendare, nuk ka shanse.

'Kur do të martohesh si përfundim?’, e pyet moderatorja.

Në një moment të tillë në skenë kanë nisur të qeshurat dhe Redoni disi i vënë në siklet thotë:

‘Kur të martohet Rezi do të martohem unë’, duke iu referuar Rezart Veleshnjës dhe duke e anashkaluar dhe njëherë tjetër të folurit rreth martesës.

Kujtojmë se të ftuarit e tjerë këtë mbrëmje janë Aleksander Gjoka, Redon Makashi, Elton Deda, Dritan Shakohoxha , Mc Kresha, Lyrical Son, Flaka Krelani, Qeqa Krelani dhe Neraida Bega.